Prindërit vendosin të dhurojnë organet e të birit në koma, rizgjohet adoleshenti pas 5 muajsh

Më 20 dhjetor të vitit 2018 Lorenzo, 17 vjeç, po shkonte në shkollë me motoçikletën e tij, kur papritur u përplas me një Mercedes.

Djali përfundon mbi asfalt dhe një traumë e rëndë e mbërthen, pavarësisht kaskës projtëse për kokën.

17 vjeçari pati dëmtime të rënda në tru dhe rrugët e frymëmarrjes, ndaj mjekët lajmëruan për një koma të thellë.

Shpresat ishin praktikisht zero, aq sa prindërit vendosin që, nëse situata do agravohej, do dhuronin organet e të birit.

Por më pas ndodh mrekullia, e cila është ende pa një shpjegim mjekësor, por kjo pak rëndësi ka:

Lorenzo rinis të zgjohet. Hap sytë, lëviz këmbët dhe krahët. Arrin të flaës dhe sot, sipas “L’Arena di Verona”, vjen edhe dita më e bukur për të dhe prindërit e tij: Lorenzo rikthehet në shkollë për të rinisur jetën aty ku e kishte lënë para pesë muajsh.

Kundër çdo statistike, kundër çdo lloj teorie shkencore.

Nëse situata do kishte precipituar, Lorenzo do ishte shkëputur nga makineritë që e mbanin në jetë.

Nuk e dimë ende se çfarë e ka nxjerrë nga tuneli i errët në të cilin kishte rënë, e rëndësishme për të dhe për të gjithë ata që e duan, është se ka mundur sërish të rimarrë jetën e lënë pezull para pesë muajve.