Prindërit e Astrit Deharit shkojnë për ngushëllime te familja e Qerim Kelmendit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona së mërkurës së kaluar në rajonin e Pejës, ku ish-pjesëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi u gjet i vdekur, brenda një veture të djegur.

Varrimi i të ndjerit u bë dje në orën 15:00 në Varrezat e Dëshmorëve, në Gllogjan.

Ndërsa, për ngushëllime tek familjarët që kanë hapur të pame në fshatin Llabjan, kanë shkuar qytetarë të shumtë, përfshirë edhe figura politike.

Për ngushëllime tek familja Kelmendi kanë shkuar sot edhe prindërit e ish-aktivistit të vdekur të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

Po ashtu sot për homazhe ishte edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sylejaman Selimi – Sulltani.

Ndryshe, ende nuk ka të dyshuar në lidhje me rastin që tronditi Pejën dhe gjithë Kosovën, derisa vet presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar që kryesit e kësaj vepre kriminale të vihen para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.