Princi Harry dhe Meghan nuk janë pjesë e portretit të ri të Familjes Mbretërore

Në profilin e Familjes Mbretërore në Instagram është publikuar portreti i tyre i ri.

Fotografia është realizuar më 17 shtator, pra një natë para funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Aty ndodhen Mbreti Charles III, shoqëruesja mbretëreshë Camilla, Princi William dhe Princesha Kate Middleton.

Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë pozuar. Të gjitha fotografitë e të dyve u zhvendosën në fund të faqes zyrtare të familjes mbretërore disa ditë më parë.

Edhe pse më parë dihej se Mbretëresha ishte prekur nga largimi i nipit të saj, Harry, në Shtetet e Bashkuara, historiani Robert Hardman zbuloi për mediat britanike se një nga “dëshirat më të mëdha” të saj ishte të rivendoste paqen mes anëtarëve të familjes.

Së fundmi u raportua se princi dhe Meghan duan të ndryshojnë disa pjesë të serisë së tyre dokumentare për familjen mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës.