Padi

Princ Leka dhe Elia Zaharia padisin njëri-tjetrin për dhunë fizike

Një ngjarje jo e këndshme ka përfshirë Princ Leën dhe ish-bashkëshortën e tij, Elia Zaharia.

Princi ka akuzuar ish-bashkëshortën e tij bashkë me babain e saj Gjergj Zaharia për dhunë fizike.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e tij e cila jeton në oborrin Mbretëror me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit Gjergjin dhe më pas me dhunë fizike ndaj tij.

Princ Leka dhe Elia kanë kërkuar urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit.