Prifti “ringjall” të vdekurin nga arkivoli, paditet!

Një grup drejtuesish funeralesh në Afrikën e Jugut thonë se do të padisin një profet të vetëshpallur dhe që pretendon të ketë ringjallur të vdekurit.

Një video virale e pastorit Alph Lukau, tregon momentin kur ai bërtet “ngrihu” pranë një burri të shtrirë në një arkivol, shkruan BBC.

Më pas, burri ngrihet në këmbë duke shkaktuar entuziazëm tek të pranishmit.

Kompanitë funerale thanë se ishin manipuluar duke u përfshirë në rast.

Spektakli, i parë jashtë kishës së Pastor Lukës afër Johanesburgut, ka shkaktuar tallje dhe është dënuar nga shumë njerëz.

Prifti i bindi ndjekësit e tij se ringjalli me sukses njeriun e vdekur.