Prezantohet sezoni i tretë i “Westworld”

Seria “Game of Thrones” përfundoi me shfaqjen e saj, kështu që HBO-ja menjëherë e shfrytëzoi mundësinë që të na kujtojë se në kanalin e tyre ekzistojnë edhe seri të tjera.

Pas përfundimit të episodit të fundit të “Game of Thrones”, HBO-ja e publikoi trilerin e parë për sezonin e tretë të serisë së njohur “Westworld”.

Sezoni i tretë na sjell një vizion krejtësisht të ndryshëm në seri, gjë që duket e kuptueshme duke pasur parasysh se Dolores (Evan Rachel Woods) dhe të tjerët arritën të iknin nga parku dhe të dalin në botën e njerëzve, shkruan KOHA Ditore.

Aaron Paul e merr një nga rolet kryesore dhe i gjithë trileri fokusohet pikërisht në karakterin e tij. Nuk kemi shumë detaje për rolin e tij, si dhe për ngjarjen e sezonit të ri, por si duket sezoni i ri do të fokusohet në hulumtimin e botës përtej kufijve të parkut të Delos dhe banorët e parkut që e gjejnë vendin e tyre në këtë botë të re.

“Westworld” do të kthehet në ekranet e vogla vitin e ardhshëm, por data e saktë nuk dihet ende.