Preu gishtat për të mos i kënduar Enver Hoxhës, njihuni me historinë e muzikantit korçar

Tom Kondakçiu, një muzikant me prejardhje nga Korça, kishte prerë gishtërinjtë për të mos i kënduar diktatorit Enver Hoxha.

Fillimisht ai tregoi se si lindi dashuria e tij për muzikën, kryesisht për kitarën, për të cilën tha se ka tip të ëmbël dhe i pëlqen më shumë se instrumentet e tjera.

Ai e mori për herë të parë kitaren në moshën 10 vjeçare, në vitin 1969, ku Shqipëria ishte nën regjimin e Enver Hoxhës.

Ai gjithmonë ka qenë i tërhequr nga muzika e huaj, madje ka emigruar në moshën 19 vjeçare.

“Normalisht ishte më e bukur muzika e huaj, sesa t’i këndoje traktorit. Muzika e huaj ishte me e gjerë plot tematika, mund t’i këndoje një vajze, mund t’i këndoje miqësisë,”, u shpreh ai.

Ai, si i persekutuar, u kap në tentativën e tij për arrati dhe u dënua me 12 vite burg.

“Atje, më kërkuan t’i këndoja Enverit. Kjo gjë nuk më pëlqente dhe vendosa t’i lëmoja gishtat me sqepar. Po a mund t’i këndojë njeri persekutorit të tij? Sot nuk e di çfarë mund të bëj ky brez, por mentaliteti jonë ishte ndryshe. Të gjithë e kuptonim situatën, si ata që ishin jashtë apo brenda”, tha ai.

Tomi tregoi se në rrethana të tjera, mund të ishte ndryshe dhe mund t’i kishe kënduar, pasi jashtë burgut, kalohen gjërat më lehtë sepse ke familjen, ke miqtë etj.

Ai gjithashtu tregoi se për 8 vjet nuk preku kitarë me dorë.

Më përpara nuk e mendoja se ishte provokim, sepse nuk i kuptoja djallëzitë e sistemit në atë kohë, pasi isha vetëm 20 vjeç. Po sot mendoj se mu kërkua ajo gjë për poshtërim