Vetëm pak orë pasi presidentja Vjosa Osmani në konferencë për media tha se nuk e di për aktivitetin e bashkëshortit të saj në rrjetet sociale kur u kap me shumë persona të mediave, Prindon Sadriu edhe sot e ka humbur kontrollin.

Sadriu ka bërë një seri të komenteve në analizën e ish-ambasadorit të Kosovës, Lulzim Pecit për grusht-shtetin, term të cilin e përmendi në konferencë për media presidentja Osmani.

Ish-ambasadori ka shkruar se grushtshtet mund të bëjë vetëm ushtria. Përdori edhe fakte.

Mirëpo i të njëjtit mendim nuk ishte Zotëriu i Parë që e cilësoi “përrallë fëmijësh”.

Ish-deputetin Ilir Deda, Sadriu e quajti naiv.

“ Me që dy kolegët qenkeni në sinkron, këto komente vlejnë edhe për Ilir Deda i cili, me naivitetin e tij e mos njohuritë themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare paska shkretu keq. Nuk është qudi që ky yrysh i yti filloi pikërisht me komentet e Presidentes për Lista Srpskan, apo jo Ilir?”, shkroi Sadriu.

Sadriu madje edhe e korrigjoi ish-ambasadorin duke i thënë se e kishte shkruar gabim fjalën grusht-shtet.

“Unë t’i solla definicionet nga fjalorët më prestigjiozë akademikë në botë, të cilët qartë dhe pa asnjë ekuivok e përkufizojnë coup d’état. Dhe jo, nuk është grushtet, siç gabimisht vazhdon t’i referohesh ti këtij nocioni, por grusht-shtet, përveç nëse po shpikim tani edhe gjuhë të re”, i ka shkruar Sadriu veç të tjerash.

Pas shpërthimit të skandalit të bashkëshortes së saj, Vjosa Osmanit, Zotëriu i Parë u është vërsulur me komente të gjithë kritikëve për përdorimin e pushtetit për përfitime personale.