Presidentja e vendit Vjosa Osmani, do të mbajë sot konferencë për media.

Nga Presidenca kanë njoftuar se konferenca do të mbahet prej orës 16:30 në Kabinetin e Presidentes.

Në njoftim nuk është bërë e ditur tema e konferencës.