Eventi i përvjetshëm “Vrapo Babadimër” u organizua edhe këtë vit që pritet të ndihmojë më shumë se 700 familje.
Pjesë e maratonës ishte edhe Presidentja Vjosa Osmani, shkruan Paparaci.
Këtë e ka bërë të ditur organizatori i maratonës “Vrapo Babadimer” të Organizatës Jo-Qeveritare “Projekti 5 cent”, Jusuf Islami, përmes një postimi në Facebook.
“Vrapo Babadimër” faleminderit pre prezencën Presidente Vjosa Osmani, nder dhe kënaqësi për ne!”, shkroi Islami.
Përveç presidentes, i pranishëm ishte edhe kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama.
a.













