Presidentja Osmani e ulur pranë Kancelarit të Gjermanisë, Rama publikon foto nga darka në Greqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa fotografi nga darka e punës që u shtrua në Greqi për pjesëmarrësit në Samitin e krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP)

Në njërën nga fotot e publikuara nga Rama, shihet Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ulur pranë Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në anën tjetër të Osmanit, shihet i ulur Kryeministri Edi Rama.

“*në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar Rama.