Presidenti Thaçi nisë përgaditjet për Samitin e Zagrebit

Në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Zagrebit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të zhvillojë bisedë telefonike me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, shteti i të cilin mban kryesimin e radhës të BE-së.

Samiti i Zagrebit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, organizohet nga Kroacia, si kryesuese e radhës e BE-së, së bashku me Këshillin Evorpian dhe Komisionin Evropian, por për shkak të pandemisë që shkakton infeksionin COVID-19, samiti nuk do të mbahet në Zagreb, siç ishte planifikuar, por pjesëmarrësit do të komunikojnë me anë të mjeteve digjitale të komunikimin nga kryeqytetet e shteteve të tyre.

Kosova në këtë samit përfaqësohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, si i udhëheqës i politikës së jashtme të vendit, kanë konfirmuar në Presidencë.

Në samitin e fundit në mes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në maj të vitit 2018 në Sofje, Bullgari, Spanja ishte përfaqësuar në nivel ambasadori në Bullgari në shenjë kundërshtimi me pjesëmarrjen e Kosovës në samit. Këtë vit Spanja nuk ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit.