Presidenti Thaçi lajmërohet nga Uashingtoni, ka disa fjalë pas humbjes së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar nga Uashingotni pas ndeshjes në mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Thaçi thotë se u diskualifikuam, por kombëtarja e Kosovës bëri një lojë të bukur.

Ai gjithashtu falënderoi lojtarët për emocionet që na i dha.

“Ne u diskualifikuam, por kombëtarja jonë shkëlqeu me lojë të bukur, dinamike dhe luftarake, duke u veçuar nga të gjitha kombëtaret e tjera. Me përvojën e fituar, finalet e mëdha të djemve tanë në fushën e gjelbër nuk do të jenë të largëta. Faleminderit për çdo moment krenarie dhe për emocionet e forta që na i keni dhënë! HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4458650540871937