Presidenti kroat: I tërheqim ushtarët tanë nëse shpërthen konflikti në Ukrainë

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka deklaruar se Kroacia nuk ka të bëj asgjë me krizën në Ukrainë, ndërsa ka theksuar se në rast të eskalimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës, ai do të urdhërojë tërheqjen e të gjithë ushtarëve kroat.

Milanoviq ka deklaruar se beson që Ukraina nuk ka vend në NATO, raporton RTS.

I pyetur nga një gazetar se si do të reagojë Kroacia në rast të ndonjë konflikti të mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës, Milanoviq ka thënë se Kroacia nuk ka të bëj fare me këtë situatë.

“Kam shikuar raportet në bazë të cilave thuhet se NATO është duke rritur prezencën atje, duke dërguar edhe disa anije zbulimi. Ne nuk kemi të bëjmë fare me këtë situatë dhe nuk do të përfshihemi. Për këtë ju garantoj. Ne nuk do të dërgojmë askënd atje dhe në rast të ndonjë eskalimi, do të tërheqim të gjithë trupat deri në ushtarin e fundit kroat”, ka thënë Milanoviq.

Milanoviq ka thënë se beson që konflikti nuk ka të bëj fare me Rusinë dhe Ukrahinën, por me dinamikën e politikës së brendshme amerikane dhe Joseph Biden, të cilin Milanoviq ka thënë se ishte i vetmi në Evropë që e mbështeti.

Ai ka potencuar se sheh mospërputhje dhe veprime të rrezikshme kur është fjala për sigurinë ndërkombëtare.

“Këto ngjarje zhvillohen në hollin e Moskës, kryeqytetit të Rusisë. Duhet gjetur dhe do të gjendet një marrëveshje që do të marrë parasysh interesat e sigurisë së Rusisë. Ka mënyra dhe modalitete për të ruajtur Ukrainën si një shtet i tërë ose të paktën 99 për qind, të ndihmojë ekonominë”, ka thënë Milanoviq.

Milanoviq ka folur edhe për presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Viktor Janukoviç, për të cilin ai ka thënë se është “një mashtrues i ulur në tre karrige”, duke shtuar se i njëjti ishte rrëzuar në vitin 2014 nga një grusht shteti të nxitur nga Bashkimi Evropian dhe Uashingtoni, i cili sipas Milanoviq, rezultoi në pushtimin e Krimesë.