Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se Irani nuk dëshiron të zgjerojë luftën me Izraelin, por do t’i përgjigjet proporcionalisht çdo sulmi, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve.

Këtë e ka deklaruar Pezeshkian gjatë një bisede telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Ballkani.info.

“Objektet shkencore, ushtarake dhe civile të Iranit ranë nën agresionin izraelit, duke vrarë civilë, shkencëtarë dhe udhëheqës ushtarakë,” tha Pezeshkian.

“Irani nuk e filloi këtë luftë, por do të përgjigjet sipas nivelit të sulmit”.

Ai shtoi se pjesëmarrja e Iranit në negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara varet vetëm nga ndërprerja e sulmeve të regjimit sionist ndaj vendeve të rajonit.

Presidenti turk Erdogan, sipas agjencisë shtetërore turke, i tha Pezeshkian se Turqia është e gatshme të luajë rolin e një ndërmjetësi për të ndihmuar në de-përshkallëzimin e konfliktit dhe për të mbështetur një kthim në negociatat për programin bërthamor. /Ballkani.info/