Premtohet ndërrimi i gypave të azbestit

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka i shoqëruar nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, gjatë së mërkurës po qëndrojnë në komunën e Gjilanit dhe atë të Kamenicës.

Lluka e Matoshi kanë vizituar fillimisht KRU “Hidromorava” e më pas janë pritur në takim nga kryetari  Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ministri Lluka tha se me takimin e sotëm janë intensifikuar veprime për projekte që priten të realizohen duke premtuar ndërrimin e gypave të azbestit.

“Jemi për të diskutuar projektet dhe për të shikuar mundësit për ta intensifikuar bashkëpunimin. Këtu jemi për të diskutuar shimë projekte, ne kemi në nivel të Kosovës ujar që humbin dhe Gjilani është më mirë se komunat tjera mirëpo ka më shumë se 52% humbje. Do të ndërrojmë gypat e azbestit dhe shumë veprime tjera. Ne bashkë me ministrin Matoshi kem edhe projekte të përbashkëta”.

Përderisa ministri Matoshi tha se projektet që do të realizohen në komunën e Gjilanit prekin jetën e qytetarit e që do të fokusohen në krijimin e hapësirave të gjelbra.
“Janë çështje që natyrshëm na lidhin në institucionet. Këto problem që u diskutuan dhe që po i disutojmë këtu e kanë vëmendjen tonë dhe të gjithë së bashku do të japim kontributin tonë sepse janë projekte që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Të gjitha shqetësimet e Gjilanit janë edhe shqetësime tona. Komuna e Gjilanit dhe ‘Hidromorava’ kanë punuar shumë edhe në ndërtimin e impiantit për ujërave të zeza”.

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se këtë komunë e presin projekte të mëdha në vitin 2019 e sidomos në  ndërtimin e hapësirave të gjelbra, raporton EO.

“Është një vizitë e veçantë që tregon edhe kujdesin. Unë i falënderoj për programet që i kanë realizuar vitin 2018 dhe jam shumë falënderues për planet për vitin 2019. Programet më të mëdha në Gjilan janë Mirusha, sanimi i pendës në Perlepnicës, efiçienca e energjisë në tri shkolla, ndërkaq me ministrinë e Ambientit po planifikojmë ndërtimin e parqeve dhe zonave të gjelbërua”.

Kurse në Kamenicë ministrat do të takohen me kryetarin e komunës Qendron Kastrati do të mbikëqyrin punimet në realizimin e 3 projekteve: “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë” si dhe “Ndërtimi i ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit publik në Kamenicë”.