Premierë: Rona Nishliu Quartet sjell ‘Mallëngjimi’

Në prag të lansimit të albumit të dytë “MINDIL”, Rona Nishliu Quartet lanson videon e parë zyrtare “Mallëngjimi”.

Me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zanit të ëmbël, Muharrem Qena, vjen në një variant të përpunuar nga Rona Nishliu Quartet, si një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrocken e fshatit… Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm…

Kjo këngë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill.

Për më tepër detaje për koncertin, ju informojmë në vijim.
https://www.youtube.com/watch?v=QKFF2l_jWjo