Prej muajsh në burg! Kejsi ‘gdhend’ në trup Stresin (FOTO)

Prej muajsh tashmë, reperi Stresi dhe bashkëshortja e tij Keisi kanë qëndruar larg njëri-tjetrit për shkak se Stresi ndodhet në qeli. Keisi ndodhet në Kanada dhe ende nuk e ka takuar partnerin e saj, mirëpo nuk ngurron që nëpërmjet postimeve të ndryshme të shpreh dashurin dhe përkrahjen e saj.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe nuk ngurron që herë pas here t’i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe të publikojë momente të ndryshme me Stresin. Mbrëmjen e djeshme, Keisi ka bërë një gjest mjaft prekës për bashkëshortin saj.

Ajo ka publikuar një foto, ku shihet tatuazhi në krahë që është dedikim për bashkëshortin. “Edhe kjo do të kalojë”, shkruhet në tatuazh ndërkohë që në sy bie edhe varësja me germën ‘A’ , shkronja e parë e emrit të vërtetë të Stresit.