Deklarohet pozita

Pozita, e bindur që s’do të ketë zgjedhje

Pozita, e bindur që s’do të ketë zgjedhje

Teksa ka komentuar deklaratat e presidentit Thaçi, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se për t’u korrigjuar kryeministri Haradinaj fillimisht duhet të gabojë, transmeton ballkani.info.

“Secili kryeministër për t’u korrigjuar duhet të gabojë. Korrigjohen ata që bëjnë gabime. Sa i përket dialogut e kemi thënë që jemi për të gjetur zgjidhje, por duhet unitet i të gjitha subjekteve, nuk flitet për interesin e asnjë subjekti politik. Flitet për interesin e vendit dhe në këtë rast askush nuk e ka të drejtën për të bërë gabime në dëm të vendit”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haxhiut, vendi mund të shkojë në zgjedhje kur dëshiron koalicioni qeverisës ose opozita, porse jo presidenti i shtetit. Porse, aktualisht sipas saj, koalicioni është duke funksionuar siç duhet.

“Për çdo qeveri që bën gabime është e drejtë e opozitës që të thërrasë rrëzim të qeverisë. Ne jemi të gatshëm kurdo që shkohet në zgjedhje. Por tash jemi duke shkuar shumë mirë me partnerët e koalicionit”, ka potencuar ajo.