Postimin e Haki Abazit, Facebook e cilëson si “informacion të rremë”

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ditë më parë ka publikuar një fotografi, kinse, nga protesta e mbajtur në Berlin kundër masave kufizuese ndaj Coronavirusit.

Sidoqoftë, pamjet janë të vjetra dhe Facebook i ka kufizuar përdoruesit që t’ia shohin postimin.

Nën tentimin për t’i arsyetuar protestat në kohë të pandemisë, Abazi publikoi një fotografi për të cilën tha se është bërë këto ditë në Berlin, e ku shihej një grumbull i madh i njerëzve.

Sidoqoftë, siç raportuan mediat më pas, fotografia që ka shpërndarë Abazi, është nga ‘Street Parada 2019’ e mbajtur në Zurich, shkruan Gazeta Metro.

Ndërkaq, postimin e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, rrjeti më i njohur social, Facebook po e cilëson si “informacion të rremë” duke ua kufizuar kështu përdoruesve që ta shohin.

Kjo mund të vërehet edhe në pamjet më poshtë: