Populli e “gozhdon” Duda Baljen, për abstenimin ndaj Trustit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është kritikuar nga qytetarët pas vendimit për të “abstenuar”, në mbledhjen e sotme të Komisionit ku është diskutuar për çështjen e Trustit.

Ndonëse ka paralajmëruar votë ndryshe në seancën e Kuvendit, kjo nuk ka mjaftuar që të mos merr kritika të shumta nga qytetarët në Facebook.

Balje ka thënë se nuk ka pasur drejtë të votojë në emrin e saj.

Postimi i plotë i saj:

Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal!

Ps. Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot!