Populli i pa vetëm disa shkallë, por Kurti thotë se ishte në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse mbeti duke bredhur rrugëve të SHBA-së në pritje të një takimi të rëndësishëm dhe u injorua, ai po sot ka thënë se ishte në Shtëpinë e Bardhë. Pas 20 ditësh larg Kosovës, ai sot u kthye dhe nisi aktivitetet në vend.

Kurti ishte në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Zvicër.

Me t’u kthyer në Kosovë, ai çuditi qytetarët me deklaratën se ka qenë në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse nga publikimet në rrjete sociale populli nuk pa asgjë, shkruan Demokracia.com.

Ai e ka postuar vetëm një fotografi tek disa shkallë me këshilltarin për siguri të presidentit Biden, duke mos ia dhënë “kënaqësinë” të fotografohet as në zyrat e Shtëpisë së Bardhë.

Kurti ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur për synim sjelljen e investimeve në Kosovë, përkundër që ai as mikun e tij Gazmend Gjonbalaj nuk ishte në gjendje ta sjell për ta përmbushur premtimin e tij për investime. Kurti ka thënë se në takimet me kompani të ndryshme i ka njoftuar për progresin në Kosovë.

Kurti para gazetarëve ka thënë se në SHBA kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast i kanë njoftuar se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Vizita nuk ka qenë e shkurtër. Dy kanë qenë qëllimet kryesore të kësaj vizite në SHBA. E para është investimet në Kosovë dhe siguria për Kosovën. Shumicën e takimeve i kam pasur me kompani të ndryshme që i kam njoftuar për progresin në Kosovë dhe kam kërkuar kontributin e tyre. Dhe siguria për Kosovën me problemet që i kemi në Ballkan, pasi Beogradi zyrtar ka lidhja të ngushtë me një shtet që ndodhet në luftë në Ukrainë”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se në SHBA ka kërkuar mbështetje për anëtarësim në NATO dhe Këshill të Evropës.

“Kemi biseduar për mundësitë që të na ndihmojnë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe NATO. Dhe kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE. Është përmendur dialogu Kosovë-Serbi, dhe qëndrimi është i palëkundshëm që Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, me ç’rast në qendër do të jetë njohja reciproke”, tha Kurti.

“Kemi biseduar për mundësitë të na ndihmojnë për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe NATO. Dhe kemi diskutuar edhe për synimin e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në BE. Është përmendur dialogu Kosovë-Serbi, dhe qëndrimi është i palëkundshëm që Beogradi duhet të ndryshojë dhe dialogu duhet të rezultojë me një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve me ç’rast në qendër do të jetë njohja reciproke”, shtoi ai.

Kurti u shpreh se qëndrimin e gjatë në SHBA e ka paralajmëruar me kohë dhe se ka qëndruar edhe në Shtëpinë e Bardhë.

“Që do të qëndroj gjatë e kam paralajmëruar më kohë, përveç atyre që nuk i ndjekin zhvillimet politike. Unë kam qenë Shtëpinë e Bardhë dhe takimi ka qenë me këshilltarin për siguri kombëtare që është pikërisht në funksion të sigurisë për Kosovën”, tha Kurti.