Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët

Vazhdon rënia e popullaritetit të presidentit francez, Emmanuel Macron, sipas barometrit më të fundit BVA të organizuar nga Orange, RTL dhe ”La Tribune”.

Presidenti francez gëzon vetëm 29% të opinioneve në favor (-3 pikë krahasuar me studimin e mëparshëm), kundrejt 70% të opinioneve negative.

Është niveli më i ulët që nga fillimi i pesë viteve të tij në Elyse.

Në kohën e zgjedhjes së tij, në muajin  maj 2017, pëlqimi ndaj presidentit 40-vjeçar të Francës ishte 62%.

Macron qëndron 11 pikë pas kryeministrit Edouard Philippe, i cili duket se përparon në vlerësimin e francezëve (40%, +1).