Pompeo: India dhe Pakistani pranë një lufte bërthamore

India dhe Pakistani kanë qënë shumë pranë një përballjeje bërthamore në shkurt të vitit 2019. Ky është një prej rrëfimeve në librin e ri që ka dalë për publikun ku përmblidhen kujtimet e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Kjo ndodhi pasi ushtria e Delhi filloi sulmet kundër militantëve në territorin pakistanez, pas një sulmi ndaj trupave indiane në Kashmir. Pakistani më pas rrëzoi dy avionë ushtarakë indianë dhe kapi rob një prej pilotëve.

India e ka akuzuar prej kohësh Pakistanin se mbështet militantët separatistë në luginën e Kashmirit, një akuzë që Islamabadi e mohon. Fqinjët e armatosur me armë bërthamore kanë luftuar tre luftëra që nga pavarësia nga Britania dhe ndarja në vitin 1947 dhe pothuajse të gjitha ishin për Kashmirin.

Në kujtimet e tij të hedhura në letër, Pompeo tregon se bota nuk është e informuar se sa pranë luftës bërthamore ishin India dhe Pakistani në vitin 2019.

“Nuk do ta harroj kurrë natën që isha në Hanoi në një samit duke negociuar me koreanoveriorët për armët bërthamore, kur India dhe Pakistani filluan të kërcënojnë njëri-tjetrin në lidhje me mosmarrëveshjen mbi Kashmirin”, shprehet Pompeo.