VIDEO

Politikani e goditi mikpritësen në kokë

Një debat i nxehtë shpërtheu në “Mirëmëngjes Britani” nëse është ndonjëherë e pranueshme të vendosni këmbët tuaja në një vend në transportin publik.

“Ke paguar një biletë, qoftë biletë aeroplani, treni apo kinemaje dhe nuk ka njeri në ulësen përballë, pse të mos jesh rehat”, pyesin ata.

Lynsey Crombie, e njohur si Mbretëresha e pastërtisë, këmbëngul se është josanitare, ndërsa komediani Dave Chauner beson se “ka gjëra më të këqija që kanë qenë në atë vend”.

Debati pasoi pasi një pasagjere e fluturimit Delta u filmua me këmbët lart në ulësen përballë saj.

“Në shputa keni baktere, Escherichia coli, norovirus, njerëzit pështyjnë në rrugë, ka jashtëqitje qeni, urinë dhe pështymë. Mendoj se do të kthehesha dhe do të thoja: “Më falni, a mund t’i largoni këmbët?”, tha ajo.

Një incident ka ndodhur edhe gjatë një simulimi fluturimi në një aeroplan. Ish-politikani dhe prezantuesi Ed Balls, i cili ishte ulur pas prezantueses, ka goditur aksidentalisht me një këpucë në kokë Susanna Reid.

Ashtu siç po përpiqej të vendoste të dyja këmbët në pjesën e pasme të sediljes përballë.

Ai kërkoi menjëherë falje dhe drejtuesi përfundoi se “mendoj se kemi marrë një vendim, nuk është kurrë në rregull të ngrini këmbën në ndenjëse”.