Politika në Kosovë që 20 vjet pa ndryshim, veç riciklim nga mashtrimi në mashtrim

Shkruan: Florent Zeqaj

Politika në Kosovë për 20 vjet nuk mundi të dal nga korja e mykur e servilizmit, klaneve dhe bajraktarizmit e mitizimit të figurave politike si pejgamber.

Sot, Kosova ka nevojë për një brez politikanësh me mendje dhe qëndrime të forta, të cilët janë të gatshëm të respektojnë ligjet, të mbrojnë Kushtetutën, t’i nënshtrohen Kushtetutës dhe t’i pranojnë faktet ashtu siç janë.Sot kemi nevojë për njerëz në politikë që e duan shtetin dhe që kanë frikë nga shteti. Kemi nevojë për politikanë që e duan popullin e punojnë për popullin.

Kemi nevojë për politikanë që nuk bëhen profetë, por menaxherë dhe shërbëtorë të mirë të popullit.

Na duhen politikanë që nuk janë servilë, por që e kanë qëndrimin dhe mendimin e tyre dhe që e zotërojnë fjalën që e japin pa pasur frikë nga “shefi”Politika dhe politikani është një fuqi e cila mund të na robërojë ose fuqizojë. Mund të na zhytë në mjerim, në vuajtje dhe frikë, ose anasjelltas për të na zhvilluar, forcuar dhe lartësuar ne si popull.

Sot, Kosova ka nevojë për një politikan e politikë që e përdor fuqinë e bazuar në ligj dhe drejtësi me mençuri për popullin dhe shtetin.Në fund të fundit, ju njohë mirë, jam rritë me ju.

Të gjithë jeni të njëjtë për këto 20 vjet, si politikanet e vjetër e ju tash qe keni ardhur te ri, s’ka bash sen prej juve, jeni pa një strategji për zhvillimi, përveç nga mashtrimi në mashtrim.