Emisioni i vetëm politiko-satirik në Kosovë, “D. P. T te Fidani” nga e hëna e 2 shtatorit transmetohet në Klan Kosova.
Nga muaji shtator, emisioni i autorit Fidan Jupolli cili ka sjellë risi në tregun medial kosovar i bashkohet televizionit më të madh në Kosovë.
“D. P.T te Fidani” transmetohet nga e hëna në të premten në orën 17:45 në Klan Kosova.

Përgjatë pesë ditëve të javës, në këtë emision do të keni rastin të shoqëroheni me mysafirë special, lidhje direkte dhe nga skeçet që e karakterizojnë Fidan Jupollin.
Ndiqeni emisionin “D. P.T te Fidani”.
Ju presin shumë risi.







