Policia ndërhyn në emisionin e Arbanës

Përmes rrjeteve sociale ku ka ndarë promon, lihet të kuptohet se historia e trajtuar nuk do të jetë e zakontë.

Bëhet fjalë për një histori të ndaluar mes dy të rinjvë, të gjendur mes kundërshtimit të ashpër të familjarëve të vajzës.

Në promo, shihet se situata ka agravuar deri në pikën sa në studiot e Top Channel ka mbërritur edhe policia.

Çfarë mund të ketë ndodhur? Për më shumë, do na duhet të presim fundjavën dhe episodin e plotë të kësaj historie e cila ka qenë e vetmja e paralajmëruar në promo, ndryshe nga zakonisht.