Policia konfiskon pistoleta në Pejë
Përgjatë të njëjtës ditë, në lokacione të ndryshme të Pejës janë konfiskuar armë.
Në rrugën Beteja e Logjës është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë.
Policia gjithashtu ka arritur të konfiskojë është një pistoletë me 6 fishekë në fshatin Beran dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dy rastet procedohen në procedurë të rregullt