Policia kapi 6 kuaj të ngarkuar me cigare

Në afërsi të kufirit me Malin e Zi nga policia janë kapur 6 kuaj të ngarkuar me disa pako të cigareve të llojeve të ndryshme.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë në Pejë.

“Kuajt me ngarkesë janë dërguar në SPMK Vitomiricë”, thuhet në raportin e policisë. Gjatë hetimit të rastit janë identifikuar dhe janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.