Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Baks të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit ndaj viktimave kishin shtënë me kallashnikov dhe pushkë gjuetie.

“VRASJE E RËNDË/Fsh.Baks,Skenderaj, 23.07.2022-19:05 .Raportohet se në rrethana të panjohura janë plagosur mes veti tre meshkuj  kosovarë. Dy të lënduar janë dërguar në emergjencën e Skenderajt, njëri nga ata ka ndërruar jetë,  ndërsa tjetri është dërguar në QKUK, kurse i treti është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e më pas në QKUK. Nga të dyshuarit janë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion, ndërsa dy të dyshuar dërgohen në mbajtje./Ballkani.info