Policia jep detaje për plagosjen në Ulpianë

Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 18:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth  orës 18:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar ne QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Personi i dyshuar është arrestuar  nga ana e policisë dhe të njejtit i është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë përdorë në rast”, tha Ahmeti.