Pejë

Policia jep detaje për plagosjen e babait e të birit në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për palgosjen e babë e bir në Pejë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, lidhur me këtë rast është arrestuar një burrë dhe është sekuestruar një armë dhe municion.

“VRASJE NË TENTATIVË/ Pejë 27.11.2023 – 07:15. Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.