Policia jep detaje për grabitjen në Ulpianë

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur këto orët e vona tek marketi Maxi në lagjen Ulpianë.

Policia e Kosovës ka treguar se grabitja që ka ndodhur para pak qastesh në lagjen Ulpiana në Prishtinë është kryer nga një person i maskuara me armë të shkurtër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se nuk ka pasur të lënduar, ndërsa personi i dyshuar ka arritur të largohet.

“Rreth orës 23 një person i maskuar dhe me armë të shkurtë ka kryer një grabitje në një market në lagjen Ulpiana, nuk ka pasur të lënduar, personi i dyshuar ka arritur të largohet, policia po e trajton rastin”, ka thënë Krasniqi.