Policia jep detaje për aksidentin në “Kodrën e Trimave”

Një person është lënduar si pasojë një aksidenti që ka ndodhur në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Kështu tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 17:00 ne rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.