Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Sllatinë

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 13:30 në Sllatinë janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira një automjet, një kombi dhe një kamion.

“Tre persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësiti për menaxhim dhe kontroll të autostradës dhe Policisë së Kosovës po merren me rastin”, tha Hoxha