Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Prishtinë

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Këtë e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 18:20, në lagjen e Spitalit, ne Prishtine, ka ndodhe një aksident trafiku në mes të tri veturave në lëvizje. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.