Dy persona janë lënduar sonte nga aksidenti në Drenas.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Ballkani.info.

“Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, u shpreh ajo.