Policia flet për mostrat e testeve të gjakut që u hodhën në rrugë nga një klinikë e papërgjegjshme

Një klinikë nga Peja, emri i së cilën nuk është bërë i ditur po rrezikon qytetarët.

Në mënyrë të papërgjegjshme kjo klinikë ka hedhur epruvetat me mostrat e gjakut që u është marrë qytetarëve për analiza, pranë kontejnerëve.

“Një klinik private nga Peja i hedh testet e gjakut ne rruge ! Eshte turp nga kjo klinik qe te ben kesi krimi në këtë kohe epidemie! Lus policin dhe inspektoriatin qe te mer masa! p.s. Foto nga une afer ures se Pohovcit”, ka shkruar qytetari nga Peja Besnik Lajçi.

Për rastin kanë folur edhe nga Policia e Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e epruvetave.

Ky rast është cilësuar nga Policia si mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme.

Njoftimi i Policisë:
MBAJTJE E PALIGJSHME E SUBSTANCAVE DHE MBETURINAVE TË RREZIKSHME

Rr. Lekë Dukagjini, Pejë, 29.08.2021 – 15:00. Raportohet se afër kontejnerëve të mbeturinave, janë gjetur në tokë disa epruveta të testeve mjekësore. Njësit përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e epruvetave