Policia e Kosovës

Policia e vë në kërkim një të dyshuar për vjedhje të rëndë, ia publikon dy fotografi

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e një personi i cili dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë.

Poashtu janë publikuar edhe dy fotografi të tij, derisa për çdo informatë në identifikimin e tij, bëjnë thirrje që t’i kontaktojnë policinë.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: