Sot, në Mitrovicën Veriore është mbajtur një protestë e organizuar nga krerët e Listës Serbe, për shkak të taksës prej 100 për qind që e ka vendosur Qeveria e Kosovës në produktet e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës.

Protestës në fjalë iu bashkuan shumë qytetarë serbë, sa që mediat serbe kanë raportuar se numri i pjesëmarësve në këtë protestë ka qenë rreth 10 mijë.

Mirëpo, në një prononcim për Ballkani.info zëvendës-komandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë që numër të saktë nuk kemi por sigurisht që bëhet fjalë për mijëra protestues.

“Disa mijëra protestues. Të dhëna të sakta nuk kemi, por duke iu referuar raporteve mund të themi që sot kanë protestuar rreth 5000 mijë qytetarë”-ka thënë Hoti./Ballkani.info/