Policia e Kosovës për herë të dytë pjesë e garës ‘Annual Warrior Competition’

Policia e Kosovës për herë të dytë ka marrë pjesë në këtë garë, në të cilën po marrin pjesë mbi 30 shtete me rreth 40 ekipe nga e mbarë bota.

Në këtë garë përfaqësuese e Policisë së Kosovës është NJSI – Njësia Speciale Intervenuese, e cila në vitin e kaluar ishte e ranguar në listën e 10 shteteve me rezultatet më të mira në këtë garë, përderisa e njëjta synon këtë vit rezultate më të mira në pozita më të larta.

Në këtë garë marrin pjesë njësitë elite policore si dhe ato ushtarake, të cilat garojnë në :

* Qitje me armë në lëvizje,

* Qitje me armë në pozicione të ndryshme luftarake,

* Marshime me pesha dhe armatim,

* Snajpim Urban dhe Rural,

* Vëzhgim dheVrojtim,

* Neutralizim selektiv,

* Taktika intervenuese nga vetura,

* Intervenime në objekte dhe mjete transporti.

Policia e Kosovës me njësinë elite të saj po tregon profesionalizëm dhe rezultate pozitive në fusha të ndryshme karshi policive të shteteve të ndryshme ndërkombëtare.