Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesën e Rektoratit të Prishtinës

Policia e Kosovës ka rrethuar ndërtesën e Rektoratit të Prishtinës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se sërish ka pasur informata për një mjet shpërthyes në këtë lokacion.

Sipas Policisë, kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.

“Rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, kanë thënë nga Policia.

Një alarm i tillë u bë edhe të martën e javës së kaluar, porse rezultoi të ishte i rremë.

Ditëve të fundit, në vendet e rajonit, sidomos në Serbi, alarmet e rreme për bomba kanë qenë të shumta.