Policia e konfirmon vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së

Policia e Kosovës ka konfirmuar vetëvrasjen e pjesëtarit të FSK-së me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kanl nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha policia për një mesazhi.