Policia e arreston dajën në Prizren, e kishte kanosur mbesën!

Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga daja i saj në Prizren.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.