Policia bastis tjetër orgji me 60 persona në Belgjikë, përballë spitalit të koronavirusit

Policia belge tha se ka ndaluar një orgji me rreth 60 të ftuar, të mbajtur në një apartament përballë spitalit ku trajtoheshin pacientët e koronavirusit.

Autoritetet kishin bastisur shtëpinë në zonën Saint-Mard në provincën jugore belge të Luxembourg, natën mes të dielës dhe të hënës më 13 dhjetor.

Pronari i shtëpisë thoshte për rrjetin RTBF se e kishte dhënë me qera vetëm për fundjavën, te “një familje me katër persona”.

Por pas sinjalizimeve të publikut, policia gjeti aty 56 njerëz të përfshirë në aktivitete seksual në grup, shkruante rrjeti vendas SudInfo.

Mediat shtonin se të ftuarit kishin paguar për të marrë pjesë, dhe se orgjia organizohej për ditëlindjen e “gruaje franceze”.

Gaz helium për zbavitje u gjet në ambjente, një bufe e gjerë me pije alkoolike, dhe prostituta femra.

Policia gjobiti pjesëmarrësit menjëherë nga €250 dhe raportonte se shuma totale e gjobave arrinte në €12,500.

Prokuroria pritet të ngrejë akuza shtesë ndaj organizatorëve.

Të ftuarit kishin paguar €250 për të marrë pjesë, raportonte e përditshmja lokale  La Meuse.

Festa po zhvillohej thuajse përballë klinikës Edmond-Jacques Clinic, në të cilën trajtohen pacientë për virusin Covid-19.

Francois Culot, kryebashkiaku i Virton, tha se ndjehej “i tërbuar” nga sjellja e personave.

Rajoni belg i Wallonia është në izolim të pjesshëm dhe me orar policor gjatë natës.

Muajin e kaluar një zhvillim i ngjashëm ishte në faqet e para të gazetave belge, pasi një orgji me më shumë se 20 persona u bastis nga policia në Bruksel, prej së cilës dha dorëheqjen europarlamentari hungarez Jozsef Szajer.