Arrestim

Policia arreston 27 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar 27 persona të dyshuar gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Indeksonline.

Arrestimet sipas policisë kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe për raste të ndara.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit me urdhër të të cilit, 16 janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.