Polici nga Peja vdes nga Covid-19

Mëngjesin e sotëm ka vdekur zyrtari i Policisë së Kosovës, Fatmir Krasniqi, si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga policia e Pejës.

Krasniqi nga fshati Jabllanicë, ka qenë zyrtar policor në drejtorinë rajonale të Pejës.

Ai ka vdekur në moshën 52-vjeçare, mëngjesin e së mërkurës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Krasniqi është infektuar me COVID-19 para më shumë se dy javësh, ndërkaq ditëve të fundit gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.