Poem Blue më e famshme se shumë VIP, kaq shumë ndjekës ka marrë në Instagram vetëm për një ditë

Para më shumë se një jave, Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë bërë prindër të një vajze, të cilën kanë vendosur ta quajnë Poem Blue Vula.

Vogëlushes tashmë i kanë hapur edhe një llogari në Instagram. Bazuar në numrin e njerëzve që i kanë bërë follow gjatë 24 orëve të fundit, Poem duket se do të bëhet e famshme sikurse prindërit.

Deri tash, ajo numëron mbi shtatë mijë ndjekës në këtë rrjet social, derisa të vetmit që i ndjek janë prindërit e saj, prej të cilëve edhe menaxhohet kjo llogari.

Ndryshe, numër të madh të ndjekësve në Instagram ka edhe vajza e Mozzik dhe Loredanës, e cila ka mbi 300 mijë të tillë.