Podujevë, digjen disa kabllo elektrike

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Lagjen 1 në Podujevë gjatë mëngjesit të sotëm disa kabllo elektrike janë djegë.

Këtë e konfirmoi për klankosova.tv Viktor Buzhala, zëdhënës për media në KEDS.

“Ekipa e KEDS-it ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke e sanuar problemin”.

“KEDS do të formojë edhe një ekip profesionale për të analizuar pse ka ndodhe ky rast”, ka thënë Buzhala.